Më shumë se 5 orë zgjati protesta e 10-të e qytetarëve në Tiranë, në shenjë kundërshtie ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Me thirrje kundër Ramës, dhe kërkesës për dorëheqjen e tij, protestuesit kanë vijuar me marshimin nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve në rrugë apo dhe atyre që qëndrojnë nëpër lokale, që t’i bashkohen tubimit.
Ndërkohë nesër është njoftuar protestë kombëtare me pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve të diasporës.
Qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalin protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëheqjen e kabinetit të tij qeveritar.
