Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur në ‘’Financial Times’’ për akuzat për parregullsi në zgjedhje nga opozita dhe Presidenti Meta.

Rama ia ka anashkaluar akuzat duke thënë se kush nuk di çfarë të bëjë me lirinë e shprehjes, ankuhoet për mungesë lirie.

“Ata që nuk dinë çfarë të bëjnë me lirinë e fjalës ankohen për mungesë lirie.”- tha Rama.

Ai ka folur gjithashtu për opozitën duke thënë se janë humbës të këqij, dhe kush është humbës i keq nuk fiton dot.

“Opozita ka humbur betejën e saj të pestë radhazi – tre zgjedhje të përgjithshme dhe dy lokale – sepse ata kurrë nuk kanë qenë humbës të mirë. Nëse je një humbës i keq, nuk mund të fitosh, ”tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb