TIRANË- Kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini i vënë nën akuzë nga prokuroria e Kavajës për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë i kërkon prokurorisë të çojë deri në fund hetimet.

Ndryshe nga sa jemi mësuar, ku akuzohen politikanë, që zakonisht mbrohen duke thënë se është sulm politik, Nuredini thotë se nuk e konsideron të tillë. Nga protesta e çamëve, ai deklaroi se kur hetimi të mbyllet do jetë jashtë çështjes.

“Prokuroria të çojë deri në fund hetimin. Nuk e konsideroj një sulm politik. Kur hetimi të mbyllet, do jem jashtë çështjes. Pas hetimeve të Prokurorisë do dal i pastër”, tha Nuredini.

Edhe më herët ai është shprehur se është i hapur për çdo hetim. “Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatuar procedurën që parashikon ligji për përcjelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb