TIRANË- Një efektiv policie i Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës në Komisariatin e Policisë nr.4 Tiranë është vënë në pranga sot pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Policia e Tiranës, bën me dije se sot nga strukturat në Drejtorinë e Shërbimit Për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”’ ndaj oficerit të policisë, Nënkomisar Alkejd Zeneli, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Arrestimi është kryer pas një hetimi të përbashkët 7 mujor të SHÇBA-së Tiranë, në bashkëpunim me Task-Forcës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Oficeri Zeneli aktualisht kryen detyrën e specialistit të Hetimit në Seksionin Kundër Krimeve ndaj Jetës në Komisariatin e Policisë nr.4 Tiranë.

Materialet ndaj tij do i referohen Prokurorisë për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe të “Korrupsion Pasiv nga persona që Ushtrojnë Funksione Publike”.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb