Këngëtari R. Kelly mund të dënohet me më shume se dy dekada burgim pas vendimit që do të merret ditën e sotme, nëntë muaj pasi u shpall fajtor për tafikim dhe abuzim seksual me gratë dhe fëmijët.

Në shtator, një juri e Nju Jorkut dënoi ish-yllin e popit për shantazh dhe tetë akuza për trafikim seksual.

Këngëtari 55-vjeçar i R&B do të kalojë të paktën 10 vite burg, me dënimin maksimal të mundshëm të përjetshëm. Por prokurorët kanë thënë se ai duhet të kalojë të paktën 25 vjet pas hekurave.

R Kelly 5
R Kelly 5

Ekipi i tij ligjor ka argumentuar se ai nuk meriton më shumë se dënimin minimal prej një dekade, sepse ai “nuk përbën një rrezik për publikun”.

Këngëtari i njohur për këngët hit “I Belive I Can Fly” dhe “Ignition” (Remix) – u zbulua se ishte drejtuesi i një skeme të dhunshme për të joshur gratë dhe fëmijët që ai të abuzonte seksualisht me to.

Gjyqi gjashtë-javor dëgjoi se si ai trafikonte gra midis shteteve të ndryshme të SHBA-së, i ndihmuar nga menaxherët, rojet e sigurisë dhe anëtarët e tjerë të rrethimit, gjatë dy dekadave.

Prokurorët thanë se R. Kelly – emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly – tregoi një “mospërfillje” për viktimat e tij dhe nuk shfaqi asnjë lloj pendese.

“Në të vërtetë, vitet e krimit të të pandehurit duket se janë ushqyer nga narcisizmi dhe besimi se talenti i tij muzikor e lironte atë nga çdo kufizim i ligjit pavarësisht sa e dëmshme, poshtëruese apo abuzive ishte për të tjerët ajo çka bënte ai, ”- thanë ata.

Gjykata dëgjoi gjithashtu se si Kelly kishte marrë dokumente të paligjshme për t’u martuar me këngëtaren Aaliyah kur ajo ishte 15 vjeç në 1994, shtatë vjet para se këngëtarja të vdiste në një aksident avioni.

Certifikata, e zbuluar në atë kohë, tregonte moshën e Aaliyah si 18 vjeç. Martesa u anulua muaj më vonë.Pas disa vonesash, ai do të dënohet të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Nju Jork.

Panorama Plus 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: