TIRANË

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes së PD Jorida Tabaku, pas akuzave të saj për ujin e pijshëm në Tiranë. Teksa Tabaku tha se askush nu ke pi ujin e çezmës dhe i kujtoi kryebashkiakut Erion Veliaj premtimin, Rama ka marrë fjalën dhe nga foltorja hodhi një sfidë për deputeten e PD.

Ai tha se me t’u kthyer në shtëpi do pijë ujë nga çezma dhe mund të shkojë dhe në shtëpinë e Tabakut për të pirë ujë atje nëse ajo e pret.

“Meqë zonja Tabaku foli për ujin e Tiranës që askush nuk e pi nga çezma sepse mund të helmohet, meqë si dëshmitar i zonjës Tabaku e ndiej për detyrë që sot me t’u kthyer në shtëpi të pi ujë nga çezma dhe jam i gatshëm që dhe nëse znj. Tabaku më pret të shkoj dhe në shtëpinë e saj të pi ujë nga çezma dhe natyrisht do ta bëj video dhe do ta hedh jo në ‘Twitter’, do ta hedh në ‘Tik Tok’”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb