TIRANE- Tre persona të cilët akuzohet për vjedhjen e 9 rezidencave të banimit në zonën e Farkës në Tiranë, janë vënë në pranga ditën e sotme. Pas një hetimi dymujor me metoda proaktive, Komisariati i Policisë Nr.1, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “VILAT ”. Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i një seri vjedhjesh të ndodhura tek komplekset e rezidencave të banimit në zonën e Farkës.

Si rezultat, nga ana e këtij Komisariati është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve: Ardian Suti, 31 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë në Itali për veprën penale të “Vjedhje me armë”; Armend Krosi, 45 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në fshatin Tapizë, Krujë, i padënuar më parë.. dhe Durim Rama, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për një periudhe kohore 2-mujore dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh tek komplekset e rezidencave të banimit në zonën e Farkës dhe kryesisht:
• Vjedhje e ndodhur më datë 13.07.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill një shtetasi të huaj me inicialet C.D.
• Vjedhje e ndodhur më datë 22.07.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill e një shtetaseje të huaj me iniciale H.K TH.
• Vjedhje e ndodhur më datë 22.07.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill e një shtetasi të huaj me inicialet A.B.
• Vjedhje e ndodhur më datë 19.08.2015 tek kompleksi i rezidencave Long Hill.
• Vjedhje e ndodhur më datë 21.08.2015 tek kompleksi i rezidencave ACACIA HILL e një shtetasi me iniciale B.M.
• Vjedhje e banese me date 18.03.2015 ndodhur tek Kopshti Zoologjik e një shtetasi E.T.
• Vjedhje e banese më datë 27.03.2015 ndodhur tek Kopshti Zoologjik e një shtetasi me iniciale K.T.
• Vjedhje e banese më datë 20.04.2015 ndodhur tek Kopshti Zoologjik e një shtetasi me iniciale G.G.
• Vjedhje e banese më datë 29.04.2015 ndodhur tek Kopshti Zoologjik e një shtetasi me iniciale M.RR .

Në cilësinë e provës materiale janë gjendur dhe sekuestruar një sërë sendesh me vlerë të vjedhura, si me poshtë:
2 laptop të markës HP
3 laptop të markës APPLE
3 Iphode
1telefon Iphone 6S
1 detektor për kërkim metalesh
10 ora të markave të ndryshme -Bizhuteri floriri si (unaza, varëse, vath)
Paisje shtëpiake si gjeneratorë, kompresorë, navigatorë, amlikfikatorë kuti me vegla pune, targa automjetesh.

Nga ana e Policisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjeve të këtyre shtetasve . Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: