Belgjika ka bërë publike listën prej 26 lojtarësh të ftuar për Botërorin. Trajneri francez Rudi Garcia ka bërë zgjedhjet përfundimtare, teksa kemi një përzierje të yjeve me talentet.
Emra të mëdhenj si Thibaut Courtois i Real Madridit, Kevin De Bruyne i Napolit, Leandro Trossard i Arsenalit dhe Jérémy Doku i Manchester Cityt janë të gjithë pjesë e listës.
Në skuadër ka vend edhe për sulmuesin Romelu Lukaku, pavarësisht minutave të kufizuara që sulmuesi ka pasur këtë sezon për shkak të dëmtimit.

