Gjykata e Elbasanit ka dhënë  masën e  sigurisë për dy personat të cilët akuzohen për përdhunimin e një 31-vjeçari me probleme mendore.

Gazetari Fatmri Popja raporton për BalkanWeb se gjykata ka vendosur “Arrest shtëpie” deri në sqarimin e plotë të ngjarjes për Rexhep Balla, ndërkohë për të akuzuarin tjetër B.Jollen është vendosur masa “Arrest me burg”.

Jolla para oficereve të policisë ka deklaruar se e kane zhveshur 31 vjeçarin.

Denoncimi për përdhunimin e 31-vjeçarit u be nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit ku dy të akuzuarit punonin si roje.

Herë-herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti.

Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor. Do të jenë hetimet e mëtejshme që do të vërtetojnë kush janë autoret.

NJOFTIM PЁR SHTYP
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim
mirëinformimin e publikut nё lidhje me ngjarjen e ndodhur nё fshatin “Mengël” njofton se zhvilloi sot mё
datё mё datё 19.04.2024, seancёn gjyqёsore pёr masёn e sigurimit qё i pёrket kёrkesёs sё paraqitur nga
Prokuroria Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan, ndaj personave nёn
hetim B.J. dhe R.B. me objekt “Vleftёsim ndalimi, caktim mase sigurimi”. Prokuroria pranë Gjykatës së
Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për shtetasin R.B., parashtroi kërkesën për masën e
sigurisë “Arrest shtëpie”, ndërsa për shtetasin B.J., parashtroi kërkesën për masën e sigurisë “Arrest në
Burg”.
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan, me vendimin nr. 263 ( 61300-01236-13-
2024), vendim i cili nuk ka marrё formё tё prerё, pas shqyrtimit në seancë gjyqësore më datë 19.04.2024 me
trup gjykues znj. Idush Maliqi vendosi:
1. Vleftësim të ligjshëm të ndalimit për personin nën hetim B.J.;
2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest ne burg” për personin nën hetim B. J., parashikuar nga neni 238
i K.Pr.Penale;
3. Urdhërohet mbajtja në paraburgim i personit nën hetim B. J.;
4. Vleftësimin të ligjshëm të ndalimit për personin nën hetim R.B.;
5. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për personin nën hetim R.B., parashikuar nga neni
237 i K P Penale;
6. Urdhërohet personi nën hetim R.B., të mos largohet nga banesa e tij;
7. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R. B. nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për
ndonjë shkak tjetër;
8. Prokurori dhe policia gjyqësore të mbikqyrin zbatimin e masës nga personi nën hetim R.B.;
9. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5
ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit;
10. U shpall në Elbasan më 19.04.2024.
FALEMINDERIT
GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ
E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: