Influencuesi Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të mbeten sërish në burg, sipas vendimit të drejtësisë rumune.

Apelimi i Andrew Tate kundër një zgjatje 30-ditore të paraburgimit të tij në Rumani është refuzuar nga një gjykatë, që do të thotë se ndikuesi i diskutueshëm i mediave sociale do të mbetet në burg.

Tate, po apelonte në Bukuresht kundër vendimit të një gjyqtari më 21 shkurt për ta mbajtur atë në një burg rumun për 30 ditë të tjera. Refuzimi i ankesës së tij do të thotë se ai do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri më 29 mars.

Kjo është hera e katërt që Tates i refuzohet kërkesa për t’u liruar  nga paraburgimi që nga arrestimi i tij në dhjetor të vitit të kaluar.

Përpara vendimit të fundit të gjykatës, një postim u shfaq në llogarinë e Tate në Twitter ku ka shkruar “Nëse doni një jetë që njerëzit të aspirojnë, ju duhet të jeni të përgatitur për ta mbrojtur atë”.

Zëdhënësi i Tate tha më pas se “Ne jemi të zhgënjyer me këtë rezultat pasi kishim shpresa të mëdha për të parë Andrew të ribashkuar me familjen e tij. Ekipi i tij ligjor do ta apelojë këtë vendim brenda kornizës kohore 48 orësh.”

Vëllezërit tate janë arrestuar, pasi akuzohen për trafik të qenieve njerëzore dhe përdhunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb