Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 1 vit burg për trafik të qenieve njerëzore drejt Anglisë, nga drejtësia holandeze.

Bëhet fjalë për shtetasin Genci H., dhe për bashkëpunëtorin e tij Rafik H., 36-vjeç, i cili u dënua me 30 muaj burg.

Genci H., është arrestuar në 25 gusht të vitit 2018 në Holandë. Ai ishte kapiteni i një jahti me vela, ku në të u gjetën 8 shqiptarë, të cilët do dërgoheshin drejt Britanisë. Jahti ishte marrë me qira dhe paguar nga shtetasi i huaj, pasi shqiptari nuk mundësi për shkak të origjinës së tij, shkruajnë mediat vendase. Në momentin që policia arrin në jaht, 8 shqiptarët nuk arritën të shpjegonin pse ndodheshin në jaht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb