Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e arrestit me burg për Ergys Arrazin.

Ai akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se Erdgys Arrazi dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij dhe të fëmijëve të çiftit.

Bashkëshortja e tij, Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit së bashku me tre fëmijët e saj në lumin Buna.

Trupi i nënës dhe tre fëmijëve është gjendur pas disa ditë kërkimesh nga polumbarët.

Seanca ka zgjatur një orë. Avokati mbrojtës ka paraqitur një shkresë zyrtare ku sipas tyre vërtetohet se Alma Arrazi kishte probleme të shëndetit mendor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: