Këngëtari Al Bano Carrisi flet për luftën në Ucrainë dhe ndjen dhimbje për atë që po ndodh atje: “Të shoh teatrin e Mariupol, ku kam kënduan, të shkatërruar, më bën të ndjehem keq’. Pamjet që vijnë nga ai vend janë të rënda.

Kështu ka thënë Al Bano në një intervistë për ‘Verissimo, duke shprehur të gjithë dhimbjen për luftën në Ukrainë, duke pranuar që ka marrë në shtëpinë e tij katër ukrainas, që janë larguar nga Vendi i tyre.
‘Shpresoj të jetë një sëmundje që mbaron shpejt dhe mbaron me kaq.

Kam lexuar që gishti është gati për të shpërthyer një luftë nukleare, shpresoj që kjo të mos jetë e vërtetë, sepse do të jetë fundi’, deklaron këngëtari italiani që më pas i drejtohet drejtpërdrejtë presidentit rus’: ‘I dashur Putin, Zoti na ka dhënë jetën dhe vetëm Ai mund të na e marrë’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb