Ekspertët e migrimit dhe të drejtave të njeriut i bëjnë thirrje BE-së që të japë një përgjigje më të unifikuar ndaj azilit afgan.

Kanë kaluar dy muaj që kur Kabuli ra në duart e talebanëve, ndërsa mijëra qytetarë ende po përpiqen të largohen nga Afganistani.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR paralajmëroi se deri në fund të vitit 2021, kriza humanitare mund të zhvendoste gjysmë milioni afganë , pasi u bëri thirrje vendeve të mbanin kufijtë të hapur.

Por për anëtarët e Bashkimit Europian, ky paralajmërim solli të njëjtën pasqyrë të krizës së migrimit që ndodhi në vitin 2015.

“Në atë kohë, me ardhjen e refugjatëve u kap në befasi”, tha për Al Jazeera bashkëpunëtori i kërkimeve në Qendrën e Studimeve të Refugjatëve të Universitetit të Oksfordit Jeff Crisp, ndërsa tani me marrjen e Kabulit nga talebanët, BE duhet të parandalojë përsëritjen e po të njëjtit skenar”,shtoi ai.

Në kulmin e krizës së refugjatëve në 2015-2016 , BE arriti një marrëveshje me Turqinë në vitin 2016, sipas së cilës ndau 6 miliardë euro të paguar në dy këste , që Ankaraja të ndalonte emigrantët sirianë  që shkonin drejt  vendeve europianë.

Ndërkohë drejtoresha e Këshillit Europian për Refigjatët, Catherinë Woollard, tha se kjo  çështja e emigrantëve mbetet një mangësi e BE-së, pasi ende nuk ka zgjidhje konkrete për migracioni.

“Ne duhet të shkojmë përtej parave, Si pjesë e marrëveshje BE-Turqi të vitit 2016 , Turqia ishte në gjendje të ndërtonte barriera në kufirin e saj me Sirinë dhe të parandalonte largimin e sirianëve. Kjo gjithashtu i dha Turqisë fuqinë për të bërë që dëshiron në Siri , pa kundërshtime apo reagime nga vendet e BE-së”, tha ajo.

Ndërsa premtimet për zhvendosje vazhdojnë të jenë të paqarta që nga gushti BE-ja ka arritur të evakuojë rreth 22,000 njerëz nga Afganistani në 24 shtete.

Presidentja e Komisionit Europian , Ursula von der Leyen u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare që të sigurojnë vende dhe mundësi të sigurta për zhvendosjen e tyre”, tha për Al Jazeera një zëdhënës i BE-së.

Ndërsa në një Forum të Zhvendosjes të nivelit të lartë mbi Afganistanin të organizuar nga BE në 7 tetor, UNHCR kërkoi nga anëtarët e BE të marrin 42, 500 afganë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Edhe pse Komisioneri Johansson tha se kjo ishte e realizueshme, ende nuk është parë një angazhim aktual nga vendet e BE-së, shkruan Al Jazeera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb