David Alaba mbetet një nga emrat më të nxehtë në merkaton e transferimeve. Largimi i tij me parametra zero në fund të sezonit bëri që shume klube ti viheshin pas për ta joshur. Në Spanjë nuk kanë asnjë dyshim që Alaba sezonin e ardhshëm do të luaj në Madrid, madje flasin edhe për një para kontratë me Realin. I bindur në këtë duket edhe drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Karl Hans Rummenigge, por pavarësisht krye detajeve në Angli kanë një tjetër version.

Alaba
Alaba

Sipas “Daily Telegraph”, në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit është futur edhe Chelsea. Londinezët janë të gatshëm të negociojnë me përfaqësuesit e lojtarit edhe pse kërkesat e tij ekonomike janë shumë të larta, kërkon një page sezonale prej më shumë se 20 milion euro në sezon. Blutë ishin klubi më aktiv në merkaton e verës duke afruar lojtarë si Timo Werner apo Haverts por me sa duket nuk kanë ndërmend të ndalen këtu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb