BRUKSEL – Policia e Brukselit është vënë në alarm, pas gjetjes së një valixheje të dyshimtë në sheshin “Marlow”, që dyshohet se mund të përmbajë lëndë eksplozive. Autoritetet kanë evakuuar të gjithë zonën, ndërsa ekspertët po punojnë për të verifikuar përmbajtjen e valixhes.
Europa ndodhet prej ditësh në alarm të madh për shkak të kërcënimeve terroriste. Mediat e huaja bëjnë të ditur se po zhvillohen operacione të shumta anti-terrorizëm, të cilat kanë çuar në arrestimin e disa militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik ISIS në Belgjikë, Francë e Gjermani.
Siguria është shtuar në disa vende të Europës për shkak të sulmeve të fundit në Paris, ku humbën jetën 17 persona. Shqetësimet janë në rritje për evropianët e rinj, të cilët janë kthyer nga Lindja e Mesme ku kishin shkruar të luftonin përkrah militantëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: