FUSHË-KRUJË Një alarm fals për bombë në qendër të qytetit të Fushë-Krujës ka vënë në lëvizje policinë lokale dhe forcat xheniere, mbrëmjen e sotme.

Mësohet një çantë e dyshimtë është gjetur pranë një pallati 5-katësh.

Policia e Fushë-Krujës ka rrethuar perimetrin e sigurisë, ndërsa mësohet se sinjalizimi për çantën ka ardhur përmes një telefonate në sallën operative.

Blutë e Fushë-Krujës kanë evakuuar zonën pranë pallatit, ndërsa me mbërritjen e forcave xheniere u bë shpërthimi i komanduar, nga i cili rezultoi se brenda çanës nuk kishte lëndë eksplozive. Brenda saj u gjetën vetëm letra e fletore.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: