Sërish alarm për bombë në Greqi. Mësohet se një telefonatë anonime ka paralajmëruar se ishte vendosur bombë në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Një person i panjohur ka telefonuar autoritetet në orën 9:30 të mëngjesit dhe ka thënë se në Gjykatën e Shkallës së Parë do të shpërthejë një mjet shpërthyes pa dhënë një afat kohor.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe po kryejnë hetime, ndërsa është dhënë edhe urdhër për evakuimin e katit përdhes, të parë dhe të dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: