NEW YORK-Ishulli i Statujës së Lirisë, një prej monumenteve më të vizituara të SHBA-së, u evakua sot për shkak të një pakoje të dyshimtë, theksuan mediat lokale në Nju Jork.

“Ishulli u evakua pas një informacioni që kishte të bënte me ekzistencën e një pakoje të dyshimtë”, deklaroi një zëdhënës i policisë së paqeve kombëtare.

Shërbimi i parqeve kombëtare nuk i ka konfirmuar menjëherë shkaqet e këtij evakuimi.

“Evakuimi i njerezve nga Statuja e Lirisë dhe ishullit në të cilin ndodhet ajo, në jug të Manhatanit, u vendos pas një telefonate që njoftonte për ekzistencën e një bombe. Një qen i policisë kishte ndjerë më pas një erë të dyshimtë pranë rafteve ku vizitorët linin sendet e tyre”, sipas stacionit televiziv NBC.

Statuja e Lirisë vizitohet çdo ditë nga mijëra turistë. Ajo iu dha Amerikës nga Franca në vitin 1886, në shenjë mirënjohjeje e miqësisë mes dy kombeve
(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: