Një javë përpara startit të sezonit, në shtëpinë zikaltër është ndezur alarmi. Mbrojtja e Inzaghi-t fut ujë nga të gjithë anët, në 5 testet miqësore vetëm në një rast kanë arritur të mbajnë portën të paprekur, 10 gola të pësuar janë shumë për një skuadër që synon titullin, pavarësisht se bëhet fjalë për teste miqësore.

Sfida e fundit, ajo kundër Villareal, ishte një zhgënjim total, kjo për vetë faktin se Inzaghi kishte hedhur në fushë formacionin e tij më të mirë, vetëm një mungesë Brozovic, ndërsa Asllani, zëvendësuesi i tij, zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta në këtë fazë përgatitore. Inzaghi dhe stafi i tij duhet të gjejnë një zgjidhje të shpejtë pasi koha nuk është në favorin e tyre, i duhet të korrigjojnë detajet në prapavijë.

La Gazzetta
La Gazzetta

Si të mos mjaftojnë këto probleme, as PSG nuk i lë të qetë zikaltërit pasi francezët vijojnë të insistojnë për të siguruar shërbimet e Milan Skriniar. Sipas La Gazzetta dello Sport, për të siguruar shërbimet e sllovakut duhet 70 milionë euro, nëse PSG paguan një shumë të tillë atëherë Inter do ta lë të lirë lojtarin pavarësisht se Inzaghi dhe tifozët janë shprehur totalisht kundër largimit të Skriniar.

Gjimshiti Atalanta
Gjimshiti Atalanta

Në të njëjtën kohë, stafi drejtues i Inter po lëviz për të gjetur një zëvendësues, mes emra të shumtë, në listën e dëshirave është edhe qendërmbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i lidhur shpesh me një transferim të mundshëm në radhët e zikaltërve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb