Pavarësisht se i gjithë territori i Ukrainës është përfshirë nga alarmet për bombardime gjatë ditës së sotme, kjo nuk i ka ndaluar qytetarët që të mbajnë lart shpirtin e Krishtlindjes.

Sky News ka publikuar pamje ku duken ukrainasit të cilët të futur në një stacion metroje, në përpjekje për t’i shpëtuar bombardimeve, këndojnë këngë Krishtlindjeje.

Tradita ukrainase është që Krishtlindja festohet në datën 7 janar, por se shumë qytetarë kanë zgjedhur ta festojnë sot, pasi edhe Rusia kremton këtë festë në ditët e para të janarit, dhe duan të largohen nga një traditë që i bashkon me pushtuesit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb