FRANCA

Alarmi për bombë në avionin e Air France të linjës Nxhamena-Paris rezultoi të jetë fals. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin shkruan se pas gjithë investigimit në bordin e avionit nuk kishte asnjë pajisje eksplozive.

Ishte një kërcënim anonim që ngriti në këmbë autoritetet franceze duke pritur në Paris avionin dhe për të evakuar udhëtarët e kontrolluar gjithë avionin.

Në përfundim rezultoi se e gjitha ishte një mashtrim dhe nuk kishte asnjë kërcënim serioz.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb