Ndeshjet në Itali do të luhen me dyer të mbyllura. Ligat e tjera të Europës kanë marrë masa të ndryshme kundër Coronavirus, ashtu si UEFA, që gjithsesi me anë të presidentit Ceferin bëri të ditur se për momentin nuk mndon opsionin e shtyrjes së finaleve të Euro 2020. Pavarësisht të gjitha këtyre masave, frika, sidomos mes futbollistëve është e madhe. Këtë e ka konfirmuar Damiano Tommasi, ish-mesfushori i Romës dhe kombëtares italiane, tashmë në krye të sinikatës së futbollistëve.

075000577 Ef0710d4 335d 4217 929c Cf036be18a7f
075000577 Ef0710d4 335d 4217 929c Cf036be18a7f

“Në sporte të tjerë është vendosur të pezullohen aktivitetet. Por në futboll jo, pasi nuk ka hapësirë për kalendarin. Ka një rrezik edhe për ne futbollistët dhe duhet të merren masa, pasi në fushë nuk mund të respektohet distanca për të qëndruar 1 metër larg. Mes lojtarëve ka nga ata që shprehin hapur shqetësimin dhe të tjerë që jithsesi kërkojnë të shohin përpara. Rregullat sanitare vlejnë për të gjithë, edhe për profesionistët”, ka thënë Tommasi për ANSA, duke treguar se si shumë prej futbollistëve kanë frikë të zbresin në fushën e lojës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb