Albasete ka vendosur dhe ka paguar 2.5 milionë eurot e nevojshme për të bërë të sajën kartonin e Rei Manajt, sulmuesit kuqezi që ishte në pronësi të Interit, por që tashmë do të jetë 100% i skuadrës nga Kastija-La Mança. Spanjollët janë bindur nga paraqitjet e shqiptarit, ndaj kanë vendosur të ushtrojnë të drejtën e tyre për blerjen e kartonit të lushnjarit.
Rei Manaj u bashkua me skuadrën spanjolle verën e shkuar dhe në një sezon ka mundur të shënojë gjashtë gola me peshë për ekipin e drejtuar nga Luis Migel Ramis. Gjithsesi drejtuesit e Interit kanë ruajtur të drejtën e riblerjes së kartonit, në rast se sulmuesi i Kombëtares kuqezi do të bëjë një sezon bindës, raporton FcInterNews.it.
(Balkanweb)