• Mbi 5 milion $ taksa në vit paguan AlbChrome, mbi 45 milionë $ që nga viti 2013
  • Mbi 67 milion $ janë investuar në AlbChrome nga viti 2013 deri më sot

Viti 2012 shënoi krizën më të rëndë të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve në vend. Shoqëria ACR Holding, në pronësi të austriakëve të DCM Decometal dhe përfaqësuesja më e madhe e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese në vend, u bë e qartë që nuk do të qëndronte më në këmbë prej problemeve të shumta financiare. Punonjësit në Bulqizë, Elbasan, Burrel dhe Klos nuk po paguheshin rregullisht. Investimet e planifikuara kishin kohë që kishin mbetur nëpër sirtarë, ndërkohë që flitej se shumë banka po trokisnin gjithnjë e më fort në dyert e austriakëve në Vjenë.

Më të shqetësuarit nga mungesa e sigurisë financiare dhe keqmenaxhimi, ishin rreth 900 punëtorët e nëntokës, uzinave dhe reparteve të tjera që e shikonin më afër se kurrë humbjen e vendeve të punës. Nga zyrat e heshtura të shoqërisë ACR në Tiranë herë pas herë lëshohej ndonjë zë sikur aksionerët austriakë të DCM Decometal i kishin gjërat në vijë pasi kishin marrë mbështetje nga një bankë e rëndësishme.

E ardhmja e lavdisë industriale të Shqipërisë dukej se do ndiqte atë të shoqërive të tjera shtetërore që kishin falimentuar më parë. Të gjithë punonjësit do duhej të zgjidhnin midis emigrimit dhe përshtatjes me vështirësi në profesione të tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por në janar të vitit 2013 falimentimi dhe mbyllja e përhershme e minierës më të madhe në vend u shmang. Aksionet e ACR Holding në pronësi të shoqërisë austriake DCM Decometal u blenë nga grupi BALFIN, një grup shqiptar investimesh, i pranishëm në rajon e në Austri. Grupi i zotëruar nga një ish student i gjeologji-minierave, mori në dorë fatin e shoqërisë dhe të mbi 900 punëtorëve që ishin akoma me rroga të papaguara prej kohësh.

Shoqëria u quajt AlbChrome, duke dashur të hapë një faqe të re në industrinë e rëndë në vend. Fillimisht u rehabilituan marrëdhëniet me punonjësit duke shlyer rrogat e prapambetura dhe duke i siguruar për vazhdimësinë e punës, më pas u prezantuan edhe hapat konkrete për investimet. E gjithë strategjia e investimit kishte si qëllim rinovimin e teknologjisë dhe përmirësimin e kushteve të punës për të rritur prodhimin, eficensën dhe sigurimin e rezervave të reja, duke i siguruar jetëgjatësinë minierës.

Nga viti 2013 e deri më sot AlbChrome, si pjesë e Grupit BALFIN, ka investuar mbi 67 milionë dollarë amerikanë kryesisht në Bulqizë, Elbasan, Burrel dhe Klos. Me stabilizimin e normave të prodhimit u krijuan edhe marrëdhënie të qëndrueshme afatgjata me partnerë ndërkombëtarë. Kjo e bëri më të njohur AlbChrome në tregjet ndërkombëtare dhe u shoqërua me rritje të vazhdueshme të sasive të ferro-kromit shqiptar për eksport.

AlbChrome u transformua nga një shoqëri biznesi e falimentuar në një prej eksportuesve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe rrjedhimisht edhe ndër taksapaguesit kryesorë. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2013 kur AlbChrome u ble nga Grupi BALFIN e deri më tani, shoqëria ka paguar mbi 45 milionë dollarë taksa.

Me mbi 5 milionë dollarë që derdh çdo vit në arkën e shtetit, shoqëria tregoi se e ka lënë pas momentin e vështirë kur diskutohej ekzistenca e saj. Tashmë si një ndër taksapaguesit kryesorë, me rezervat e reja të mineralit, me ripërtëritjen e uzinave të Burrelit dhe Elbasanit dhe me rritjen e numrit të punonjësve, AlbChrome po përballon me sukses edhe krizën globale të krijuar nga pandemia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: