Në datat 23 – 24 qershor, Grupi BALFIN zhvilloi Takimin e Ekipit Ekzekutiv Drejtues në Vjenë, Austri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Grupit Samir Mane, Drejtorieshës Ekzekutive, Zv. Presidentëve, Drejtorët Ekzekutivë të të gjitha kompanive të Grupit dhe Drejtorët e Departamenteve të tij. Ky takim vjetor është i një rëndësie të madhe përsa i përket drejtimit strategjik të Grupit BALFIN.

Agjenda e kësaj mbledhjeje me menaxherë të lartë drejtues përfshinte tema të ndryshme ndërvepruese mbi të tashmen dhe të ardhmen e Grupit BALFIN. Takimi u nis nga Drejtoresha Ekzekutive e Grupit, Edlira Muka, e cila u ndal në arritjet e vitit 2021. Më tej, Zv. Presidentët referuan mbi përditësimet për çdo sektor dhe strategjinë për dy vitet e ardhshme. Një tjetër pikë interesante në agjendë ishte diskutimi mbi efektivitetin e strategjisë dhe pyetjet dhe përgjigjet me Christo Popov, Themeluesin dhe Drejtorin Ekzekutiv të Fast Track, i cili gjithashtu udhëhoqi trajnimin Fast Track Way në fillim të këtij viti me menaxherë të lartë të BALFIN.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për lidershipin që keni treguar në departamentet dhe kompanitë tuaja përkatëse, në të njëjtën kohë duke fuqizuar frymën e inovacionit, duke krijuar mundësi të barabarta që njerëzit tanë të rriten dhe duke lënë gjurmë pozitive në shoqëri. Prej këtu, vetëm mund të rritemi,” tha Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, në mesazhin e tij për të pranishmit, i cili u pasua nga një sesion interaktiv me pyetje dhe përgjigje.

Pika më e rëndësishme e agjendës ishte diskutimi i hapur me drejtuesit e kompanive mbi çfarë mund të përmirësojë Grupi BALFIN për t’iu përgjigjur sfidave të ardhshme, të cilat do të shërbejnë si bazë për vendimet strategjike.

Zgjedhja e Vjenës për këtë takim nuk ishte e rastësishme. Në këtë qytet, Samir Mane themeloi Grupin BALFIn në vitin 1993.

BALFIN sivjet e shtoi praninë e tij një një tjetër shtet të Evropës qendrore, në Zvicër, ky një zyrë përfaqësie e BALFIN Real Estate, operon në tregun e pronave të patundshme, me fokus disporën shqiptare dhe klientët potencialë vendas.

Grupi Balfin ka një portofol të gjerë biznesi, duke filluar nga zhvillimi i pasurive të paluajtshme, bankat, qendrat tregtare dhe tregtia me pakicë. Balfin operon në 8 vende të ndryshme të botës dhe sot ka rreth 5.500 punonjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: