TETOVE- Shtabi Qendror i Aleancës për Shqiptarët informoi sot publikun në Maqedoni, dhe më gjerë, për aktivitetet e mbajtura gjatë fushatës së referendumit.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se funksionimi i shtetit të së drejtës, lufta ndaj krimit të organizuar, dhe barazia politike dhe ekonomike e qytetarëve të saj, mund të arrihen më lehtë duke qenë pjesë e vlerave dhe institucioneve euroatlantike.

Aleanca për Shqiptarët mbajti tubimin përmbyllës sot në Tetovë, ku shprehu qëndrimin e saj lidhur me referendumin për emrin e Maqedonisë.

“Aleanca për Shqiptarët ka sjellë vendim politik, që Referendumi i 30 shtatorit masikisht të përkrahet nga e gjithë anëtarësia e saj, duke ju bërë thirrje edhe votuesve të papërcaktuar shqiptarë që të njëjtin Referendum ta përkrahin pa asnjë dilemë, aq më tepër kur një referendum pozitiv do të hapte shumë mundësi politike, për realizimin e tërësishëm të të drejtave të shqiptarëve si popull shtetformues në Maqedoni”, deklaroi Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb