Negociatat për zgjidhjen e situatës në Ukrainë duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, ka deklaruar presidenti bjellorus Alexander Lukashenko në një fjalim drejtuar kombit dhe parlamentit ditën e sotme.

“Duhet të fillojmë negociatat sot, jo nesër. Sot, për sa kohë që është e mundur. Lufta duhet të ndalet tani pa nisur një përshkallëzim”, theksoi lideri bjellorus.

Lukashenko sugjeroi ndalimin e armiqësive në Ukrainë “pa të drejtën e lëvizjes së trupave dhe rigrupimit nga të dyja palët, pa të drejtën për të lëvizur armë dhe municione, fuqi punëtore dhe pajisje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb