“Kishim një bonus për të luajtur, nëse ekzistonte qoftë dhe një mundësi për të fituar titullit, për të qëndruar në lojë, edhe ajo u zhduk”. Me këto fjalë Max Allegri nxjerr përfundimisht, edhe duke iu referuar shifrave, Juven e tij nga gara për titull. Sigurisht zhgënjimi është i madh pasi “Zonja e Vjetër” zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të sezonit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Bardhezinjtë thyhen pas një ecurie shumë të mirë, pas 16 ndeshjeve në shtëpi pa pësuar humbje. Inter i mposhti thuajse me një gjuajtje në kuadrat, atë të Calhanoglu. Juve vijon të ketë të njëjtin problem, krijoi afro 22 raste, por sërish i mungoi finalizimi, një problem që vijon ti ndjek gjatë gjithë sezonit. Deri në këtë pikë, Juve ka shënuar 47 gola në 31 ndeshje, sulmi i dhjetë më i mirë në Serie A, një pikë referimi ku Allegri dhe stafi i tij duhet të përqendrohen në sezonin e ri, diçka që duhet korrigjuar me patjetër.

Vlahovic
Vlahovic

Ky sezon i Juves është i shënjuar nga një tjetër detaj, përveç mungesës së golave, ndeshjet direkte. Nga 6 përballjet me ekipet përpara tyre, Juve ka marrë vetëm 4 pikë.

Pavarësisht shijes së hidhur që i la kjo disfatë, Juve duhet ta harrojë sa më shpejt ndeshjen me Inter pasi i duhet të blindojnë prezencën e tyre në Champions League, një objektiv jetik për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb