Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune të mërkurën ka falur 101 persona të cilët u burgosën për pjesëmarrje në protesta anti-qeveritare.

Gjithsej 30 të arrestuar me një vendim përfundimtar dhe 71 të tjerë që nuk morën një dënim për shkak të aktiviteteve të tyre gjatë protestave nga lëvizja Hirak u falën, sipas televizionit shtetëror algjerian, i cili citoi një deklaratë nga Presidenca.

Të burgosurit e falur nga Tebboune me rastin e festës së Kurban Bajramit do të lirohen që nga mbrëmja e 21 korrikut, thuhet në deklaratë.

Në mars, Tebboune lëshoi një dekret që bënte thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 qershor, më pak se një muaj pas shpërndarjes së Asamblesë Kombëtare të Popullit, Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Pas zgjedhjeve të 12 qershorit, ai më pas dha amnisti për dhjetëra figura kryesore të lëvizjes Hirak.

Ai gjithashtu fali 18 të burgosur më 5 korrik.

Sipas Lidhjes algjeriane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, që nga korriku, më shumë se 300 aktivistë që morën pjesë në protestat e Hirak janë në burg.

Zgjedhjet parlamentare ishin të parat në Algjeri që nga largimi i presidentit të ndjerë Abdelaziz Bouteflika, i cili dha dorëheqje në prill të vitit 2019 pas protestave masive kundër qeverisjes së tij 20-vjeçare.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb