Të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe 1500 të tjera janë evakuuar si pasojë e zjarreve në Algjeri. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e vendit.

Zjarret më të mëdha dhe më vdekjeprurëse janë rreth Bejaia dhe Jijel, në rajonin Kabyle në lindje të kryeqytetit Algjer dhe Bouira, rreth 100 km në juglindje të Algjerisë.

350 makina zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve.

Kujtojmë që në këto ditë të nxehta, Greqia dhe Shqipëria janë përshirë nga flakët, ndërsa Italia dhe Zvicra nga përmbytjet dhe tornadot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: