Numri i të vdekurve nga zjarret në veri të Algjerisë është rritur në 34, duke përfshirë 10 ushtarë, tha Ministria e Brendshme.

Ministria tha se rreth 8,000 njerëz po luftonin me flakët në 11 provinca, të mbështetur nga 529 kamionë dhe disa helikopterë zjarrfikës.

Zjarret filluan gjatë natës të së dielës kryesisht në provincat Bejaia, Jijel dhe Bouira, por u përhapën shpejt për shkak të erërave të forta, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Deri të hënën vonë, gjithsej 97 zjarre janë raportuar në pyjet e 16 provincave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb