Do të jetë Alicia Keys prezantuesja e çmimeve “Grammy Awards” këtë vit.
“Jam shumë e emocionuar që do jem prezantuese e ceremonisë në mbrëmjen më të madhe të muzikës. Jam veçanërisht e gëzuar për të gjitha gratë e nominuara këtë vit”, tha Alicia Keys.
Kjo do të jetë hera e parë që këngëtarja do prezantojë një shfaqje.
Me më shumë nominime këtë vit janë reperët Kendrick Lamar dhe Drake. Të dy kryesojnë, respektivisht me 8 dhe 7 nominime.
Gjithashtu janë të nominuara edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Çmimet do jepen në CBS më 10 shkurt.