Deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi ka kërkuar që Komisioni i Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ të bëhet me 7 përfaqësuesë.

Deri tani propozimet për këtë Komision kanë ardhur nga mazhoranca që ka propozuar Damian Gjiknurin, Alket Hysenin dhe Adnor Shametin.

Opozita jashtëparlamentare ka caktuar pranë Komisionit Oerd Bylykbashin kurse nga opozita parlamentare Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku.

Por Alimadhi ka shprehur shqetësimin se disa grupe parlamentare opozita kanë mbetur pa përfaqësi, dhe kërkon shtimin e një tjetër përfaqësuesi.

”Përbërja e komisionit më duket pak e çuditshme. Jo nga mazhoranca, por nga ana tjetër. Duket qenë se ka dhe parti të tjera. Ky komision i posaçëm për të zgjedhur anëtarët e KQZ.
Të bëhet në 7. Një nga anëtarët e opozitës, jo se propozoj veten, por të jetë dhe një nga opozita.”- tha Alimadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb