Anëtari i kryesisë së PD-së, Tomorr Alizoti teksa komentoi shembjen e Teatrit Kombëtar, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të protestojnë.

Sipas tij, Rama do hyjë në histori si kryeministri i parë që prishi një teatër.

“Kjo ditë e trishtë, ndodh pas 30 vitesh demokraci, në një kohë që Shqipëria duhet të ketë sa më shumë teatro. Ka një gjë, që të gjithë njerëzit janë të përkohshëm por ky që prishi atë teatër, ky i sëmurë mendor do hyjë në histori si prishësi i teatrit. Kjo është një fatkeqësi e madhe për të gjithë njerëzit që e kanë jetuar këtë kohë”,- tha ai.

Alizoti shtoi se, “Është fatkeqësi që nxirren policët të rrahin njerëzit se duan të mbrojnë një teatër. Ky nuk është La Scala por është teatri i Shqipërisë, kaq është Shqipëria këtë teatër ka”.
Sipas tij, teatri u shemb për shkak të epshit të shfrenuar të kryeministrit Rama.

“Frenojeni një njeri që ka ikur nga binarët, jepini për të mbrojtur veten tuaj. Të shpëtojmë nga ky njeri, është detyrë qytetare”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: