Në emisionin “Open” në News24 deputeti i PD, Tomorr Alizoti komentoi zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

I ndalur tek mbledhja e zhvilluar ditën e sotme, Alizoti tha se tregoi se tashmë ka vend për bashkëpunim dhe se pritet të shkohet drejt unifikimit.

“Edhe me Berishën PD nuk fiton. Duhet të rritet opozitarizmi. Zoti Basha ka qëndruar tek logo, por është jashtë realitetit”, kështu u shpreh Alizoti.

Ndër të tjera, ai shtoi; “Unë e shoh PD në krizë, njoh si drejtues zotin Berisha. Nëse votojnë anëtarët e PD fiton Berisha. Unë mund të them që Berisha nuk bëhet dot kryeministër, por si kryetar PD e votojnë demokratët. Duhet të krijohet një Kolegj i paanshëm të bëhen votimet edhe zgjidhet gjithçka. Unë jam bindës që Berisha ka aksionet më të larta tek demokratik dhe këtu mbaron e gjitha, është kryetar i PD. Mendoj që takimi ishte i vonuar. Komunikimi në politikë është i domosdoshëm, duhet të kishte komunikim me kohë mes grupeve që ne të mos rrezikonim opozitarizmin”, tha ndër të tjera ai.

Nga ana e tij, pedagogu Elvis Iljazaj tha se bashkimi i Gazment Bardhit me grupimin tjetër nuk ndryshon apo shton vota në aspektin elektoral.

“Të mos harrojmë që lëvizja e zotit Berisha drejtohet nga një njeri që është thelbi i përçarjes së opozitës dhe se është i shpallur non-grata. Bashkim së pari do të thotë bashkim i elektoratit. Sot kemi elektoratin berishist që është shumicë dhe elektorati jo berishistit që është i zotit Basha dhe pse është pakicë. Sot ka një elektorat të ndarë përfundimisht nga Berisha, ndoshta është i vogël, por mund të them që ekziston. E djathta shqiptare nuk duhet të lidhet përjetësisht me emrin e Berishës. E djathta shqiptare sot ka dy përfaqësues, por duhet të bashkohet elektorati. Lëvizja e zotit Bardhi është një lëvizje në vend numëro. Ka vetëm vlerë që betejën për logon e PD që Berisha nuk e bën dot më vetë, por mund ta bëjë nëpërmjet zotit Bardhi. Vazhdimi i betejës për logon e PD është e vetmja vlerë. Por që të ndryshojë elektoratin siç është ndarë sot, mendoj se mundësia është zero”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: