Kodi i veshjes ishte i thjeshtë: të gjithë me të bardha! Festa u zhvillua te “YoYo”, një klub nate i njohur parizien pranë Kullës së Eifelit. Në 28-vjetori e yllit brazilian ishin të pranishëm shokët e tij te PSG por edhe yje të skuadrave të tjera si Memfis Depaj i Lionit.

PSG kishte marrë një ditë pushim nga trajneri Tuhel pas fitores ndaj Monpeljesë, por vetë nuk shkoi në festë. “Ditëlindja e Nejmarit dhe situata me Mbapenë janë vetëm shpërqëndrime dhe të japin përshtypjen se ne nuk jemi 100% të përqëndruar te puna me skuadrën”.

Ndërkohë mediat më të njohura në kontinent nuk e kanë fshehur habinë se ylli brazilian dëmtohet githmonë në prag të ditëlindjes së tij apo karnavaleve të Rios.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb