Brilant Martinaj, i cili ishte objektivi i atentatit të djeshëm në mbikalimin e Fushë-Krujës duket se ka pasur një rreth të gjerë shoqëror me emra VIP nga Shqipëria dhe Kosova.

Pas postimeve të ngushëllimit me fjalë prekëse për dhimbjen e përjetuar nga humbja e tij, nga ana e boksierit Krist Prenga, këngëtarit Stresi dhe ish-konkurrentes së Përputhen, Jasmin Kadriu, për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe reperi nga Gjilani, Feronit Shabani (Fero).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në disa postime në Instastory, Fero ka publikuar disa foto ku shihet në shoqërinë e 23-vjeçarit Martinaj dhe bodigardit të tij, Diklen Vata, i cili po ashtu ndërroi jetë nga breshëria e kallashnikovit.

Fero shkruan: “Allahu në parajsë vëllai im”.

Ndërkohë kujtojmë se Brilant Martinaj e kishte ndërtuar jetën e tij midis Shqipërisë dhe Kosovës, aty ku u vendos pas vrasjes së ish-efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, ngjarje për të cilën ishte i dyshuari kryesor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb