Juventusi i ri i Max Allegri nis nga emra të vjetër. Dëshira e parë e trajnerit është rinovimi i kontratë me Alavo Morata, të paktën edhe për një tjetër vit. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të gatshëm t’ia plotësojnë menjëherë këtë dëshirë trajnerit, kanë gati 10 milion euro për të derdhur në arkat e Atletico Madrid për të mbajtur spanjollin në Torino është për sezonin e ardhshëm. Një person kyç në merkaton e Juves është Mino Raiola, agjenti i famshëm që ka në menaxhim disa xhevahire që i pëlqejnë shumë trajnerit Allegri, lojtarë si Donnarumma, Pogba, De Paul dhe Kean. Pavel Nedved është takuar me Raiola pak ditë më parë në Montekarlo ku së bashku kanë diskutuar pikërisht për këta lojtarë.

Donnarumma
Donnarumma

Argumenti kryesorë ka qenë Donnarumma, i destinuar për tu transferuar tek Juve me parametra zero. Pogba është një emër që qarkullon në çdo merkato në shtëpinë e Juves, rikthimi i tij është i mundur vetëm nëse CR7 vendos të transferohet tek Man.United. Një tjetër çështje që kërkon një zgjidhje të shpejtë është edhe e ardhmja e Paulo Dybala, me bekimin e Allegrit, drejtuesit e Juves dhe agjenti i argjentinasit kanë programuar një takim këtë javë për të diskutuar mundësinë për rinovimin e kontratës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb