Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka dhënë deklaratën e tij për shtyp në prag të gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë, e programuar të luhet nesër në Torino.

‘’Nesër do të luajmë kundër një ekipi të fortë që vjen nga disa disfata’’

RËNDËSIA E KËSAJ NDESHJE – ‘’Është një kompeticion ndryshe, është një gjysmëfinale dhe është gjithmonë Juve-Inter. Nesër kemi përballë një skuadër shumë të fortë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm’’.

DËMTIMET – ‘’Alex Sandro është më mirë, ai është duke u stërvitur por mendoj se nuk ka gjasa që ai të jetë i gatshëm për të qenë titullar. Ai do të jetë i disponueshëm. Ne kemi Ruganin që po bën mire, kemi 5 mbrojtës. Bonuçi është duke u rikuperuar, duke filluar nga e mërkura ka filluar të stërvitet me skuadrën. Pogba ka bërë dje një stërvitje të pjesshme me skuadrën dhe do vazhdojë të punë për gjendjen e tij fizike’’.

ANGAZHIMET – ‘’Ne jemi mësuar të luajmë shpesh. Nesër është Interi pastaj kemi Lazion. Të luash çdo tre ditë do të thotë të jesh brenda objektivave. Kemi kampionatin, gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe jemi në çerekfinale të Europa League’’.

INZAGHI DHE INTERI – “Të gjithë shpresojmë të luajmë një ndeshje të shkëlqyer, Inzaghi po bën një punë të madhe. Interi është shumë i fortë pavarësisht se nuk po kalon një moment të mirë. Nesër do të jetë e komplikuar për ne’’ – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: