Juventusi synon një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve. Kjo është ajo që ka thënë trajneri i bardhezinjve, Max Allegri, para sfidës me Napolin.

“Ekipi ndihet mirë, kemi punuar për tre ditë dhe jemi mjaft në formë, le të shohim se çfarë mund të bëjmë.

“Ka një rregull në futboll. Ajo që bëni në një lojë, nuk do të thotë asgjë të nesërmen. Ne duhet të mbajmë një profil të ulët dhe të punojmë shumë. Ka shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë për të arritur objektivin tonë që është të arrijmë një kualifikim në Ligën e Kampionëve”.

Ende nuk kemi përgatitur asgjë, duhet të rregullojmë dy-tre gjëra. Do të jetë një ndeshje e bukur nesër, një natë e bukur futbolli në një stadium të mbushur plotë, por nuk do të jetë vendimtare për sezonin. Është më e rëndësishme për ta sesa për ne” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: