Milan në verë synon që të afrojë një sulmues, për të kompletuar kështu repartin e avancuar.  Emrat e mundshëm që mund të afrohen në Milano janë të shumtë, por kuqezinjtë duken të fokusuar te një lojtar.

Prioritet i klubit është Benjamin Sesko, slloveni i Leipzig, i cili ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh. Milani do të punojë që të ulë shifrën përmes negociatave, por gjermanët janë të prerë sa i takon çmimit dhe shitjen e futbollistit nuk e kanë të domosdoshme. Sesko ka realizuar 12 gola këtë sezon.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb