ELBASAN

Nga aktiviteti i organizuar me rastin e 106- vjetorit të krijimit të policisë së shtetit në Drejtorinë Vendore të Elbasanit Drejtori i Policisë së këtij Qarku Altin Qato në fjalën e tij përmendi edhe objektivat për vitin 2019 dhe se ku do të fokusohet puna e policisë së Elbasanit. Ai paralajmëroi goditjen e grupeve kriminale.

“Puna jonë përgjatë këtij viti që sapo ka nisur, do fokusohet në parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha format që ajo do shfaqet, me fokus kryesor goditjen e grupeve kriminale, luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme; bashkëpunimi me qytetarët për sensibilizuar për parandalimin e dhunës në familje, parandalimin e kultivimit të kanabisit, prerjes së paligjshme të pyjeve dhe krimeve mjedisore në tërësi.
Puna e Policisë do të fokusohet gjithashtu në rritjen e ndërgjegjësimit për të denocuar çdo shkelje të ligjit sado e vgël qoftë ajo, forcimin e bashkëpunit me shkollat për të luftuar fenomentet negative që i vëriten tempullit të dijes, në një menaxhim sa më efikas të qarullimit rrugor duke rritur parametrat e sigurisë në rrugë etj”, deklaroi Qato.

Ai tha se 106 vjet më parë u krijua një nga organizatat më të rëndësishme në mbarëvajtjen e shoqërisë dhe të shtetit ligjor, Policia.

“Krijimi i Policisë ishte një domosdoshmëri pasi një shoqëri ka nevojë për drejtim, rregull dhe siguri që të jetë e shëndetshme. Organizimi, zhvillimi dhe rrugëtimi i një institucioni ligjzbatues si policia ka një të kaluar historike që ka vijuar në proporcion të drejtë me lindjen dhe zhvillimin institucional e shoqëror të shtetit shqiptar deri sot.
Përgjatë 106 viteve Policia ndryshoi hap pas hapi formën dhe përmbajtjen e saj duke iu nënshtruar kërkesave të kohës dhe komunitetit e dimensioneve sociale, por detyra dhe thelbi i saj mbetën të njëjtë. Rruga që kemi përshkuar ka pasur sfida mjaft të vështira nga të cilat kemi mësuar dhe kemi lënë pas.Sipas Qatos eksperienca ndër vite është një bibliografi të cilën jo rrallë e shfletojmë dhe i referohemi. Përkushtimi, vetëmohimi, pasioni dhe dëshira e mijëra punonjësve të policisë në breza për këtë profesion sa të bukur aq edhe të vështirë, ka qenë dhe mbetet aseti ynë më i vyer, vlera jonë më e madhe”, deklaroi Qato.

Ai tha se sot është një nga ato ditë të veçanta ku ne i vlerësojmë dhe i promovojmë këto kontribute, këtë përkushtim dhe pasion të veteranëve të policisë.

“Por për të arritur deri këtu është dashur sakrifica më sublime e qindra dëshmorëve të Policisë ndër vite, të cilët dhanë jetën e tyre për të luftuar krimin, për të siguruar jetën, shëndetin dhe mirëqenien e mbarë shoqërisë shqiptare.
Sot në këtë 106-vjetor kujtojmë me mirënjohje dhe respekt të thellë veprën dhe kontributin e tyre dhe ndihemi krenar për heronjtë tanë, të cilët janë dhe do të jenë burim frymëzimi për ne dhe gjeneratën e re të policisë”, u shpreh kreu i Policisë së Elbasanit.

Ai përmendi efektivët e rënë në krye të detyrës që sot janë heronj të policisë.
1. Kristaq Begu
2. Lorenc Balla
3. Ismail Zika
4. Sabit Caka
5. Oltion Sulovari
6. Fatmir Latifi
7. Vladimir Çala
8. Hil Kola

“Policia e Shtetit sot është transormuar, duke pësuar ndryshime rrënjësore në filozofi, mentalitet, logjistikë e burime njërëzore. Filozofia e institucionit nga dikur e hekurt, e standardizuar dhe e detyrueshme sot është fleksible, tolerante, inovative dhe me dyer të hapura për këdo.
Ligji është kryefjala e betimit të secilit prej nesh. Shkelësit e ligjit që nga vjedhësit, vrasësit, grupet kriminale, trafikantët etj kanë qenë të shumtë përgjatë këtyre viteve dhe paralelisht edhe puna për evidentimin dhe kapjen e tyre ka qenë intensive.
Bashkëpunimi me Prefekturën, Qarkun, bashkitë, njësitë administrative, institucionet dhe organizatat jofitmprurëse janë domosdoshmëri dhe garanci për të ecur në rrugën e duhur.
Puna jonë nuk do kishte asnjë vlerë, asnjë kuptim në rast se ajo nuk do ndërthurej me bashkëpunimin dhe besimin e komunitetit”, tha Qato.

Ai u shpreh më tej se nisma që kemi ndërrmarrë, “Llogaridhënia në komunitet”, si dhe orientimi dhe aplikimi i një filozofie të avancuar ajo e policimit në komunitet, duke u bërë palë me komunitetin në zgjidhjen e problematikave si dhe duke marrë oponencën e tyre, na ka bërë të korrigjohemi në gabimet që kemi dhe të bëhemi më të përgjegjshëm në kryerjen e detyrës si dhe të ofrojmë një shërbim sa më cilësor për komunitetin.

“Media është një tjetër faktor kyç që lidh Policinë me Komunitetitn, por edhe një oponencë e fortë në punën tonë. Gjej rastin t’i falënderoj për githcka bëjnë për të mirën e shoqërisë ku të gjithë bëjmë pjesë.
Mbështetja e partnerëve është një tjetër faktor në rritjen e preformancës tonë. Në mënyrë të vecantë dua të falënderoj programin suedez që ka përzgjdhur Drejrtorinë e Elbasanit për projektin pilot për të implementuar filozofinë më të re, atë të policimit në komunitet.
Sikundër edhe gjithë organizmat dhe misionet që asistojnë dhe mbështesin Policinë e Shtetit.
E sotmja është detyrë, e ardhmja është sfidë për të ruajtur atë çfarë është arritur, por mbi të gjitha për të garantuar një ambient sa më të sigurtë për shoqërinë, një shërbim sa më cilësor për komunitetin e veçanërisht për të rritur në nivel maksimal sigurinë kombëtare”, tha Qato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb