Titulli i 33 në “La Liga” për Real Madrid me të drejtë mund të festohet gjatë pasi vjen nga një dyluftim i ashpër me Barcelonën e cila nuk e bëri dot të mundur trofeun për vetëm tri pikë.

Të gëzuar për arritjen nuk janë vetëm tifozët, por edhe lojtarët. Në një video të publikuar nga britanikja “Daily Mail”, Alvaro Morata duket se është më i papërmbajturi. Futbollisti ka tejkaluar parashikimet në mënyrën e vet sesi e feston këtë arritje.

Kur ekipi po largohej nga Malaga pas fitores 0-2 që mori, në aeroport teksa përgatiteshin për t’u nisur drejt Madridit, Morata feston në versionin “Pepe” titullin e fituar. Spanjolli që po filmohej nga shoku i skuadrës Keylor Navas, ‘ndërhyn ashpër’ duke rrëshqitur ndaj një zyrtari të klubit.

Këtij të fundit nuk i mbet gjë tjetër veçse të pranoj shakanë e Moratës, ndërsa vetë futbollisti largohet duke qeshur me të madhe për festimin tejet të veçantë që zgjodhi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb