Amal Clooney, përveç se është një avokate e njohur për të drejtat e njeriut, është ndër të parat edhe në botën e modës me stilin e saj.

Në veçanti, Clooney ishte dje në Madrid për të folur në “We Choose Earth Tour”, një konferencë në të cilën ajo mori pjesë si folëse kryesore.

Bashkëshortja 45-vjeçare e George Clooney zgjodhi këtë herë një jumpsuit të artë, duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Clooney kishte një shpatull jashtë me taka të larta të arta.

Në konferencën “We Choose Earth Tour” për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në favor të qëndrueshmërisë, juristja e njohur dëshmoi edhe një herë përkushtimin dhe pasionin e saj për mjedisin.

Gjatë fjalës së saj, mbrojtësja e të drejtave të njeriut iu referua rolit të saj si prind dhe rolit të saj profesional, atë të avokates.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“ Si nënë e binjakëve 6-vjeçarë, u jam mirënjohëse kaq shumë njerëzve që janë në një mision për të krijuar një planet më të sigurt dhe më të shëndetshëm për brezat e ardhshëm. Si avokate e të drejtave të njeriut, misioni im është i ngjashëm: Në çfarë lloj Toke duam të jetojmë dhe si duhet t’i trajtojmë njerëzit që banojnë në planetin tonë? Këto synime janë të ndërlidhura”, tha Clooney.

Gjatë prezantimit të saj, ajo diskutoi edhe rolin e saj si profesoreshë në Universitetin e Kolumbias, një pozicion që i lejon asaj të jetë pranë brezave të rinj.

“Mendoj se duhet të largohemi dhe t’i lëmë të rinjtë të tregojnë rrugën. Të rinjtë janë më të informuar, më të përfshirë dhe e shohin veten si agjentë të ndryshimit. Mendoj se janë aktivë dhe nëse mund të gjejmë një mënyrë për të shfrytëzuar energjinë dhe talentin e popullatës së re, shpresoj të shohim progres ”, komentoi avokati i njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: