TIRANË

Amarda Toska, moderatorja e njohur shqiptare, tashmë sipërmarrëse në dy biznese të rëndësishme, ka bërë një rrëfim të sinqertë në programin “Vila24” në News24, me moderatoren Brunilda Lahe.

Përpos arritjeve dhe sukseseve të Amit, pjesë e bisedës ka qenë edhe raporti i saj me Ermalin, të cilin ajo e çmon shumë për energjinë që ka, por tregoi se ai ka një dobësi në organizimin e punëve të shtëpisë. “Sa i organizuar është në jetën jashtë shtëpisë, aq shumë punë ka për të bërë me këtë temë brenda shtëpisë”- tregon Ami, e cila thotë se në shtëpi ai, i harron gjithmonë sirtarët dhe dritat hapur. “Ermali nuk duhet të dalë asnjëherë i fundit nga shtëpia”.

Ami ka ndarë gjatë kësaj interviste, momente nga puna si sipërmarrëse, ku ajo dhe Ermali i kanë hyrë kësaj fushe që në moshën 24-vjeçare dhe arratisjet e tyre pas projekteve të gjata e me lodhje, i bëjnë në udhëtime. Amarda tregon se udhëtimet janë pasion i saj, e ndërkohë i vlerëson ato si një kohë cilësore qendrimi me Ermalin. “Koha e arratisjes mund të jetë edhe dy ditë, ku ne flasim e ndajmë gjëra, sepse është bërë e vështirë të bisedosh dy orë qoftë edhe me bashkëshortin.”- shprehet moderatorja e njohur.

Në këtë intervistë, ajo nuk ka lënë pa prekur as pasionin për televizionin, për të cilin edhe pse thotë se nuk ja ndjen mungesën, do të kishte dëshirë të ishte në ndonjë projekt televiziv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: