TIRANË- Edmond Panariti nderohet me medaljen “Fisnik mes Kombeve”. Trupa teatrale izraelite “Çamëri” shfaqi në Teatrin Kombëtar dramën, ‘Klasa jonë’, një evokim i marrëdhënieve komplekse mes një grupi të rinjsh në periudhën e errët të holokaustit.  Para fillimit të shfaqjes, ambasadori i Izraelit në Shqipëri, i dorëzoi babait të ministrit Panariti, medaljen “Fisnik mes Kombeve” që shteti i Izraelit i dha familjes Panariti, dhe vëllait të tij për shpëtimin e jetëve të hebrenjve gjatë Luftës së dytë Botërore.

Në fjalën e tij, babai i Ministrit tregoi hollësi nga strehimi i familjes Matalon në familjen Panariti dhe peripecitë e kaluara. Shfaqja u ndoq me shume interes nga pjesëmarrësit. Merrnin pjesë edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe ambasadori amerikan Donald Lu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb