Ambasada Amerikane ka dhënë sot një lajm të gëzuar për shqiptarët që jetojnë atje por jo vetëm, pasi të gjithë mund të ndjehemi krenarë.
Themi këtë pasi një statujë e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut është vendosur në një prej vendeve amerikane ku ka shumë shqiptarë, Miçigani.
“Statuja e parë e Skënderbeut në Shtetet e Bashkuara, në kodrat Rochester në Miçigan. Statuja qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit, e cila u themelua në 1981 nga emigrantë shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin vendosur në kontenë Okland gjatë viteve ’70.”, shkruhet ne faqen zyrtare te ambasades amerikane.
(m.a/BalkanWeb)