TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar sot një foto të veçantë. Bëhet fjalë për një pullë amerikane por me imazhin e flamurit shqiptar, që daton rreth 70 vite më parë.
“Foto e Ditës, një pullë amerikane me imazhin e flamurit shqiptar, lëshuar më 1943”, shkruan ambasada e SHBA në “Facebook”.
Kjo foto është një tjetër tregues për miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Marrëdhëniet me SHBA-në mbeten të rëndësisë parësore dhe strategjike për Shqipërinë. SHBA-të, janë aleati i pazëvendësueshëm i demokracisë dhe i shtetit shqiptar.
(m.k/BalkanWeb)