TIRANË

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Takimi ka nisur pak minuta pas orës 11:00 në Presidencë dhe ka në orë 12:27 minuta ambasadorja amerikane ka lënë Presidencën.

Nuk dihet ende tema konkrete e takimit por në fokus mendohet se kanë qenë zhvillimet politike, reforma zgjedhore si dhe platforma e Presidentit Meta me 14 pika, e cila u publikua rreth një javë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb